Efektivat e Policisë Ushtarake shqiptare pranë fëmijëve talasemi

Efektivat e Policisë Ushtarake iu bashkuan sot thirrjes “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” dhe dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Efektivat e Policisë Ushtarake shqiptare pranë fëmijëve talasemi

Duhet theksuar se edhe këtë herë Policia Ushtarake iu përgjigj e para kërkesës së Kryqit të Kuq Shqiptar, duke ritreguar vlerat e larta të humanizmit dhe sensibilizim kundrejt thirrjes në ndihmë të fëmijëve talasemikë, ndërkohë që është hera e tretë radhazi në harkun kohor të 15 muajve të fundit që ushtarakët e kësaj strukture elitare të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhurojnë gjak për fëmijët në nevojë.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet Policisë Ushtarake, rreth 100 efektivë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë i’u përgjigjën kësaj thirrjeje dhe nevojës për gjak të fëmijëve talasemikë, duke treguar edhe njëherë përgjegjësinë e lartë morale në ndihmë të një jete që ka nevojë.

Vlen të theksohet se pas këtij aktiviteti, shprehën dëshirën edhe mbi 50 efektivë të tjerë të Policisë Ushtarake, të cilët janë të gatshëm për të dhuruar gjak, në qoftë se do të kërkohet në ditët në vijim.

Kjo traditë, e cila tashmë është bërë pjesë e pandarë e efektivit të Policisë Ushtarake, do të vazhdojë sa herë që do të kërkohet dhe do të jetë e nevojshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme