Vaji i ullirit, mjeku popullor i njeriut

Krahas qumështit dhe bulmetrave edhe vaji i ullirit është i nevojshëm për kockat.

Vaji i ullirit, mjeku popullor i njeriut

Në një projekt dy vjeçar , studiuesit gjetën se njerëzit që konsumonin më shumë vaj ulliri kishin nivele më të larta të proteinave në kocka.

“Osteokalcin” është një proteinë e sekretuar në qelizat kockore. Nivelet e larta të kësaj proteine janë një tregues i mirë i kockave të forta .Një teori tjetër tregoj se osteokalcin mund të ndihmojë në parandalimin e rezistencës së insulinës, ku trupi bëhet imun ndaj efekteve të hormoneve . Kjo lidhet edhe me kockat e dobëta .

Në një studim tjetër, u gjet një dietë ku përfshihej konsumimi i lartë i vajit të ullirit dhe i ulët i mishit të kuq .Kjo ndikonte në funksionimin e shëndetshëm të kockave tek femrat gjatë gjithë jetës . Studiuesit thonë se përgjegjës mund të jenë antioksidantët.

Sëmundja e osteoporozës (e kockave)është më e ulët në Mesdhe , ku ushqimet tradicionale janë të pasura me ullinj dhe vaj ulliri


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme