Olimpi, "mbreti i pakurorëzuar" i pushimeve verore

Qyteti antik i Olimpit, pozicionuar në lindje të Provincës Antalia, Turqi, vazhdon të jetë një qendër graviteti e pushimeve alternative, veçanërisht falë natyrës dhe historisë së tij.

Olimpi, "mbreti i pakurorëzuar" i pushimeve verore

Krahas plazhit të mrekullueshëm 3.200 m të gjatë dhe detit të kulluar, disa nga privilegjet e tjera të Olimpit janë gjithashtu shëtitja në periudha të ndryshme të historisë dhe banja me ujë të ëmbël.

I cilësuar nga filozofi dhe konsulli i famshëm romak, Ciceroni, si “një qytet i mbushur me pasuri dhe vepra arti”, Olimpi vijon ende sot të tërheqë interesin e turistëve anembanë globit falë historisë, bimëve endemike, breshkave kokëtrasha të detit (Caretta Caretta) dhe zjarreve mitologjike të Kimerës.

Natyra përrallore e këtij qyteti antik, e përshtatshme për të gjitha llojet e aktiviteteve sportive, u mundëson turistëve që t’i bëjnë pushimet e tyre më të larmishme; veçanërisht me zhytje dhe paragliding (hedhje me parashutë).

Çlodhja në vendbanimin historik të Olimpit dhe plazhi me det të tejdukshëm në një nga qoshet më të bukura të natyrës, mund të rezultojnë pushime verore ideale për t’i thënë lamtumirë stresit të akumuluar gjatë një viti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme