Plakja e trurit - Pesë mënyra për ta parandaluar atë

Truri ynë humb vëllimin me kalimin e kohës, por një lajm i mirë është se ai është në gjendje që të rifitojë aftësinë për të mësuar gjëra të reja gjatë gjithë jetës.

Plakja e trurit - Pesë mënyra për ta parandaluar atë

Më poshtë renditen disa mënyra unike të rekomanduara nga specialistë të shëndetit mendor, të cilat sigurojnë që truri të qëndrojë i ri, pra parandalojnë plakjen e trurit:

1. Yoga

Përveç përmirësimit të fleksibilitetit tuaj, yoga gjithashtu ka treguar se mund t’ju ndihmojë të qetësoheni, duke nxitur funksionimin e trurit. Një studim në mbi 100 të rritur të moshës 55 vjeç ka gjetur se njerëzit, të cilët praktikonin yoga tri herë në javë për vetëm 2 muaj, kanë përmirësime në funksionet mentale dhe përqendrim. Yoga kërkon që të përqendroheni në frymëmarrje dhe kontroll për t’ju ndihmuar që tëfokusoheni më mirë.

2. Erëzat

Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të trurit tuaj. Disa barëra dhe erëza kanë treguar që ndihmojnë në shëndetin njohës dhe në kujtesë. Shafrani është një erëz e njohur për ngjyrën e saj të verdhë të ndritshme dhe është një ndër erëzat më të dobishme.

3. Meditimi

Meditimi jo vetëm që zvogëlon stresin, rrit lumturinë dhe vetëdijen, por është mjaft i mirë për kujtesën tuaj. Një studim i Harvardit ka gjetur se duke medituar tri here në javë, në seanca me nga gjysmë ore, pjesëmarrësit kishin rezultate shumë të mira për sa i përket kujtesës e jo vetëm.

4. Lojërat

Një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin të ri është edhe praktikimi i lojërave të ndryshme logjike. Këto lojra janë efikase për të patur një kujtesë të mirë. Studimet kanë gjetur se njerëzit, që kishin një histori të jetës për të mbajtur në mendjen e tyre, si dhe ata, që lexonin dhe luanin lojëra logjike, kishin shumë më pak gjasa që të zhvillonin komplikacione të lidhura me trurin.

5. Pingpongu ose sporti i trurit

Loja padyshim zhvillon reflekset tuaja dhe kërkon nga ju reagim instinktiv dhe në mënyrë të shpejtë. Pingpongu është një mënyrë e thjeshtë që të angazhoni disa pjesë të trurit. Studimet kanë treguar se pingpongu mund të përmirësojë edhe rrjedhjen e gjakut në tru dhe potencialisht largon çmendurinë. Nuk është çudi që ai është quajtur gjithashtu "sport i trurit".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme