Moti paralizon jetën në shumë vend të botës

Kushtet e papërshtatshme të motit ndikojnë negativisht jetën e përditshme në vende të ndryshme të botës.

327048
Moti paralizon jetën në shumë vend të botës

Bolivia është e përshirë nga të ftohtët ngrirës, Portugalia nga të nxehtit përvëlues dhe thatësira...

Kurse në Kinë, Argjentinë, Kili dhe Itali kemi reshje të dendura dhe përmbytje....

Kushtet e papërshtatshme të motit ndikojnë negativisht jetën e përditshme në vende të ndryshme të botës.

Në rrëshqitjen e dheut që kanë shkaktar reshjet e dendura në Kinë, 65 minatorë kanë mbetur të izoluar nën tokë.

Rrëshqitja e dheut në veri të Kinës këtë herë goditi punëtorët e një miniere.

Banesat ku qëndronin minatorët u mbuluan nga dheu e balta.

14 punëtorë u shpëtuan, ndërkohë vazhdojnë punimet për shpëtimin e 65 punëtorëve të tjerë, që kanë ngelur të izoluar nën masën e dheut me madhësi 1,5 milionë metra kub.

Punimet e kërkim-shpëtimit përparojnë me vështirësi për shkak të riskut për një rrëshqitje tjetër në terrenin e paqëndrueshëm.

Reshjet e dendura dhe përmbytjet në Buenos-Aires të Argjentinës kanë paralizuar jetën në qendrën e qytetit. Për shkak të nivelit të lartë të ujit janë shpërngulur nga qyteti 11 mijë banorë.

Në Kili dy turistë gjermanë, të bllokuar nën tokë bashkë me karavanin e tyre gjatë një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e dendura në fundjavë, janë shpëtuar pas disa ditësh.

Kurse të ftohtit e acartë dhe reshjet e dëborës në perëndim të Bolivisë kanë paralizuar jetën në qendrat e banuara.

Në shkollat e zonës është pezulluar procesi mësimor dhe për shkak të reshjeve të dendura të dëborës është ndërprerë qarkullimi në rrugët interurbane.

Përmbytjet që shkaktuan reshjet e shumta të shiut në zonën e Kalabrisë, në jugperëndim të Italisë, morën me vete edhe makinat e parkuara në rrugët e qendrave të banuara.

Bëhet e ditur se në zonë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në qoftë se reshjet do të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në ditët në vijim.

Ndërsa në Portugali, ku 80% e sipërfaqes së tokës është dorëzuar përpara thatësirës, zjarret në pyje kanë shënuar një rritje serioze në krahasim me vitet e kaluara.

Zjarri që ra të dielën në Serra de Estërela (Serra da Estrela), një nga parqet kombëtare më të rëndësishme të vendit, nuk është arritur të shuhet ende, pavarësisht përpjekjeve të qindra zjarrfikësve të angazhuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme