Mesdheu, zona më vdekjeprurëse për emigrantët ilegalë

Mesdheu është shndërruar në zonën kufitare më vdekjeprurëse për shkak të valës së emigrantëve ilegalë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, që tentojnë të mbërrijnë në Evropë nëpërmjet Mesdheut me mjete lundruese të improvizuara.

Mesdheu, zona më vdekjeprurëse për emigrantët ilegalë

Së fundmi, të paktën 50 klandestinë janë rezultojnë të humbur si pasojë e mbytjes së një anijeje pranë brigjeve libiane.

Ndërkohë që dyndja e emigrantëve të jashtëligjshëm vijon edhe drejt Ishullit Kos të Greqisë, një grup klandestinësh në Spanjë është përleshur me policinë.

Në përpjekje për të shpëtuar nga varfëria dhe ngjarjet e dhunës në vendet e tyre, emigrantët ilegalë tentojnë të mbërrijnë në Evropë nëpërmjet Mesdheut me mjete lundruese të improvizuara, në shumicën e rasteve duke rrezikuar jetën.

Lajmi më i fundit erdhi nga brigjet libiane, ku një anijeje në prag mbytjeje i shkuan në ndihmë ekipet italiane të shpëtimit. Rojat Bregdetare italiane arritën t’u shpëtojnë jetën 52 klandestinëve, ndërsa rreth 50 të tjerë rezultojnë të humbur.

Sipas autoriteteve italiane, vetë gjatë 24 orëve të fundit janë shpëtuar mbi 1.500 emigrantë të jashtëligjshëm.

Sakaq, dyndja e klandestinëve vijon edhe drejt Ishullit Kos të Greqisë. Qindra emigrantëve ilegalë në gjendje të mjeruar në këtë ishull u janë shtuar edhe dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët grekë janë vënë në shënjestër të kritikave për shkak të keqtrajtimit të klandestinëve, shumica e të cilëve janë shtetas sirianë.

Ngjarja e fundit nga ndodhur vetëm dy ditë më parë, kur forcat greke të rendit kanë ndërhyrë me gaz, që përdoret për shuarjen e zjarreve, për t’i dhënë fund një përleshjeje ndërmjet tyre dhe emigrantëve ilegalë.

Përleshje ndërmjet policisë dhe klandestinëve janë regjistruar edhe në Spanjë.

Bëhet e ditur se përleshja ka nisur pasi një senegalez ka humbur jetën duke rënë nga kati i tretë i një ndërtese, gjatë një operacioni të policisë spanjolle.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme