Egjipt - 61 të vdekur këtë javë nga temperaturat e larta

Të paktën 21 egjiptianë kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin të martën, duke e çuar në 61 numrin e viktimave brenda një jave.

324397
Egjipt - 61 të vdekur këtë javë nga temperaturat e larta

Sipas të dhënave që kanë publikuar autoritetet shëndetësore në Egjipt, këtë javë kanë humbur jetën 61 persona si pasojë e temperaturave të larta.

Të paktën 21 egjiptianë kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin të martën, duke e rritur në 61numrin e të vdekurve shkaktuar nga moti i nxehtë brenda një jave. Numri i viktimave është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.

Në një deklaratë, ministria ka konfirmuar se 10 persona kanë vdekur në kryeqytetin e vendit, Kajro, ndërkohë që viktima të tjera janë raportuar në krahina të ndryshme në të gjithë Egjiptin.

Agjencia Zyrtare Shtetërore për Motin ka njoftuar se vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme