Temperaturat e larta ndikojnë jetën e përditshme

Temperaturat e larta që kanë përfshirë të gjithë botën vazhdojnë të ndikojnë negativisht jetën e përditshme.

321302
Temperaturat e larta ndikojnë jetën e përditshme

Një nga vendet që është goditur më fortë nga vala e të nxehtit është Egjipti.

Të dielën në kryeqytetin e vendit temperatura arriti në 47 gradë duke shkaktuar vdekjen e 21 personave.

Në hije termometrat shënojnë 37 gradë celcius dhe bashkë me nivelin në rritje të lagështirës ndikojnë negativisht jetën e njeriut.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës moti i nxehtë ka shkaktuar zjarre edhe në pyjet e Spanjës dhe Portugalisë.

Kurse në Poloni për shkak të valës së të nxehtit, që ka nisur të shfaqet në shumë zona të vendit, njerëzit janë dyndur drejt pishinave dhe detit për t’u freskuar.

Si pasojë e rritjes së temperaturave ka pasur rënie të reshjeve, gjë që ka sjellë rritje të thatësirës, nga e cila janë prekur zonat bujqësore në lindje të vendit.

Në shumë lumenj niveli i ujit ka rënë aq sa dallohet shumë lehtë me sy të lirë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme