Mbjellja e flokëve tërheq turistët në Turqi

Flokët janë shumë herë më të fortë sesa ju mund të mendoni. Përgjatë jetës së njeriut, nga rrënja e çdo fijeje floku mbijnë deri në 20 fije të reja.

Mbjellja e flokëve tërheq turistët në Turqi

Problemi fillon kur në vend të flokëve që bien nuk mbijnë të fije të reja.

Forma më e përhapur e rënie së flokëve është ajo e natyrshmja e tipit që vërehet kryesisht tek meshkujt, nga e cila disa burra e kanë të pamundur të shpëtojnë. Kjo formë e rënies së flokëve, që ndryshe njihet edhe si alopecia fiziologjike apo androgjenike, është makthi i shumë burrave.

Trashëgimia është një faktor tepër i rëndësishëm në këtë lloj rënieje, por faktorët e tjerë nuk dihen me saktësi. Tek meshkujt kjo shfaqet që në adoleshencë apo rreth moshës 20-vjeçare.

Metoda e sotme e transplantimit të flokëve shkurtimisht mund të shpjegohet si mbjellja një e nga një e fijeve të flokut të marra nga pjesa e pasme e kokës ose nga thëmthat, zona këto ku flokët nuk bien, në pjesët përreth kurorës dhe sipër ballit, ku përgjithësisht flokët bien më shumë ose plotësisht. Përpara ndërhyrjes së transplantimit të flokëve, bëhet një analizë e detajuar e fijeve të flokëve dhe lëkurës së pacientit, mbi të cilin do të aplikohet kjo metodë, si dhe përcaktohet sasia e flokëve që do të mbillen dhe atyre që mund të merren.

Realizimi me sukses i këtij veprimi është në varësi të shumë faktorëve që nga ngjyra dhe trashësia e fijes së flokut, e deri tek lloji dhe ngjyra e lëkurës së pacientit. Sot mbjellja e flokëve vlerësohet në të gjithë botën si një ndërhyrje kirurgjike e vogël dhe zgjat 4-6 orë. Operacioni bëhet me anestezi lokale dhe pacientët nuk ndiejnë asnjë lloj dhimbjeje. Specialistët tërheqin vëmendjen mbi rëndësinë e madhe të përvojës së ekipit të mjekëve, që realizojnë transplantimin e flokëve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate të suksesshme.

Turqia renditet në krye të vendeve të rajonit, që e realizojnë në nivele tepër të avancuara këtë ndërhyrje. Një numër i madh klinikash turke me përvojë, që ofrojnë çmime të arsyeshme, e aplikojnë me sukses të jashtëzakonshëm mbjelljen e flokëve mbi shumë pacientë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë burra, si vendas ashtu edhe të huaj. Ndërsa çmimet ndryshojnë nga 1.000-2.500 euro, në varësi të kërkesave të pacientëve dhe ndërhyrjes kirurgjike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme