Pijet e gazuara të dëmshme,shkaktojnë diabetin tip 2

Konsumimi i rregullt i pijeve me gaz të pasura me sheqerna rrit shanset për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, edhe tek personat e dobët.

383998
Pijet e gazuara të dëmshme,shkaktojnë diabetin tip 2

Shkencëtarët britanikë, në një studim të fundit, sugjerojnë se zgjidhja për pakësimin e numrit të personave me diabet është mos-konsumimi i pijeve me gaz.

“Përfitimet do të jetë tek të gjithë ata që do të reduktojnë pijet e gazuara, pavarësisht peshës që kanë”, shprehet për BBC doktor Fumiaki Imamura, drejtuesi i studimit.

Studimet prej kohësh kanë paralajmëruar për lidhjen që ka mes obezitetit, pijeve me sheqer e ëmbëltues artificialë, dhe diabetit. Por studimet e fundit kanë vënë re se diabeti ndonjëherë është i lidhur drejtpërdrejt me konsumimin e pijeve të gazuara, pavarësisht peshës trupore. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masa e reduktimit të tipit 2 të diabetit nuk mund të ulet vetëm duke hequr konsumimin e pijeve të ëmbla me gaz, por për këtë rekomandohet dhe aktiviteti fizik e masa të tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme