Qytetarët e Kosovës për pushime preferojnë Turqinë

Destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova janë plazhet e Turqisë, në vendet si Antalia, Belek, Kemer, Alania, pasi çmimet nuk kanë ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar.

Qytetarët e Kosovës për pushime preferojnë Turqinë

Në këto ditë të nxehta vere shumë mendojnë vetëm për pushime, kryesisht për të qenë sa më pranë detit.

Sipas disa agjencive turistike në Prishtinë, të cilat kanë përgatitur ofertat në fillim të qershorit, edhe këtë vit vendin e parë e mban Turqia. Destinacioni ku preferojnë të shkojnë më shumë pushuesit nga Kosova janë vendet si Antalia, Belek, Kemer, Alania etj.pushime verore

Çmimet mbeten të njëjta në disa agjenci sikur vitin e kaluar, ku çmimet mesatare në bregdetet e Turqisë vazhdojnë të jenë të ndryshme prej 500 deri 1000 mijë euro e më lartë.

Por, ka një numër të madh të qytetarëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre. Pjesa më e madhe zgjedhin pushimet në Durrës, Shëngjin, Velipojë, Dhërmi etj, pasi çmimet janë më të lira.

Fidane Ymeri nga agjencia turistike “Fibula” në Prishtinë, tha për “KosovaPress” se “kur kemi startuar me fluturimet e para, ne kemi pasur ofertën prej 200 euro, tani kemi ofertën për muajin korrik dhe gusht 270 euro, në këtë çmim është e përfshirë bileta e aeroplanit, taksat dhe akomodimi në hotel. Ne e ofrojmë Turqinë dhe për momentin mbetet ky vend për frekuentimin më të madh. Dhe kërkesat që i marrim prej palëve është Turqia. Kemi kërkesa të mëdha për këto vende: Lara, Beleku, Alania, Kemeri”.

Për çmimet, Ymeri tha se nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Ajo tha se interesimi është i madh dhe se çmimet po mundohen t’i përshtatin secilit buxhet si për rini, ashtu edhe për familjarë.

pushime verore“Çmimet nuk kanë ndryshuar, ndoshta ka ndryshuar, por ne si kompani nuk po e vërejmë. Kemi interesim të madh të njerëzve. Fluturimet thuajse veç i kemi përmbushë edhe për këtë muaj korrik, kështu që nuk po e vërejmë se ka shumë ndryshme. Edhe me çmime po mundohemi me iu përshtat secilit buxhet si për rini, si për familjarë”, tha Ymeri.

Ajo ka shtuar se kjo agjenci rregullon udhëtime edhe për bregdete të tjera siç janë: Bullgaria, Greqia etj, por në këto vende ka më pak kërkesa për faktin se këto shtete aplikojnë viza, ndërsa Turqia jo.

Ndërkaq, menaxherja në agjencinë turistike “Kosova Travel”, Mimoza Bahtiri, tha se kjo agjenci ka përgatitur pakon me oferta për këtë vit dhe se shumica e kërkesave janë për Antalia.

“Ofertat janë më së shumti për Antalia, Kemer, Belek, varet prej hotelit dhe ofertës. Rezervimet më së shumti janë për Belek. Sivjet ofertat janë më të volitshme se vitin e kaluar, kjo varet krejt prej sezonit”,- tha Bahtiri.

Përfaqësuesja e kësaj agjencie tha se çmimet janë prej 550 euro për një person deri 1 mijë e 100 euro për çift (një javë). Kurse, tash pas festës së Bajramit çmimet janë pak më të larta për faktin se janë shtuar edhe kërkesat.

pushime ne SarandeNdërkaq, menaxheri në agjencinë turistike “Vas Tour”, Fisnik Dragusha, tha se për veç Turqisë, destinacion i cili po dominon prapë, sivjet kanë edhe oferta të tjera që janë bërë atraktive, duke përfshirë edhe destinacionet tropikale siç janë ishujt Maldive, por edhe destinacionet e tjera përreth siç është Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Drejtuesi i kësaj agjencie tha se këto ditë, pas Bajramit ka qenë një vërshim ekstrem i diasporës që kanë ardhur në Kosovë, dhe fatkeqësisht jo shumica prej tyre kanë arrit të gjejnë vende nëpër hotelet e Turqisë.

Kurse, qytetarët në vendin tonë thonë se do të jenë pushues në bregdetin shqiptar, pasi është bërë tradicionale dhe xhepi i tyre u përgjigjet ofertave turistike. Planifikojnë Durrësin, pasi edhe mjetet financiare, të cilat i kanë ndarë për pushime janë të pakta.

Fadil Feka tha se “zakonisht shkojmë në Durrës dhe mjetet financiare të cilat i kemi ndarë janë të vogla. Planifikojmë diku dhjetë ditë pushime në Durrës. Ne shkojmë qe shumë kohë, unë për vete shkoj shpesh, meqenëse jam i kënaqur. Unë zakonisht shkoj me shoqen. Kushtet tona janë të vogla, kështu që më pëlqen bregdeti shqiptar”.pushime ne shqiperi

Edhe Mërgim Konushevci, i cili gjendet me punë të përkohshme në Belgjikë tha se ka ardhur në Kosovë dhe planifikon që dhjetë ditë të pushojë në plazhin e Durrësit.

Vitet e fundit është rritur numri i turistëve nga Kosova që po i kalojnë pushimet në Turqi. Brenda një viti gati 20 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë pushimet në Turqi. Kjo ka ndikuar edhe në heqjen e vizave për kosovarët nga ky shtet. Edhe bregdetet shqiptare janë bërë mjaft të frekuentuara gjatë vikendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme