Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Njerëzit i drejtohen Google për ndryshimet klimatike

Sipas “The National Oceanic and Atmospheric Administration” qershori i këtij viti ka qenë muaji më i nxehtë në histori e temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Njerëzit i drejtohen Google për ndryshimet klimatike

Ajo ç’ka po ndodh në këto kushte, bëhet me dije për “The Huffington Post” është që njerëzit po pyesin “Google-in” në lidhje me ndryshimin e klimës.

Edhe pse të dhënat e “Google” nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e njerëzve ndaj ndryshimeve klimatike apo çështje të tjera të mjedisit, ka një konsensus në komunitetin shkencor që ndryshimi i klimës po ndodh e se janë kryesisht njerëzit përgjegjës për të.

Kjo sipas tyre është një kërcënim për aktivitetet e njeriut dhe botën natyrore. Ndërkohë që ndryshimi i klimës është pranuar edhe nga Senati i SHBA dhe Kombet e Bashkuara.

Google ka publikuar të dhëna se si përdoruesit e kërkimit janë duke reaguar për valën intensive të të nxehtit të kësaj vere.

Në Shtetet e Bashkuara, ndryshimi i klimës është veçanërisht i përfolur në Distriktin e Kolumbias, ku Senatori Vermont dhe kandidati demokrat për president Bernie Sanders ka qenë një mbrojtës i hapur i mbrojtjes së mjedisit.

Google gjithashtu ofroi të dhëna nga vende të tjera në botë. Kërkimet që lidhen me ndryshimet klimatike ishin jashtëzakonisht popullore në vendet e Paqësorit Jugor, në Afrikë, në Amerikën Qendrore. Trendi i të dhënave nga Google tregon edhe një ndryshim në mënyrën se si njerëzit flasin në lidhje me mjedisin. “Ne nuk e përdorim më fjalën “ngrohja globale”. Pas vitit 2008 ne flasim për “ndryshime klimatike”, -shprehen studiuesit.

Interesi për ngrohjen globale arriti kulmin në mars 2007, kur gjatë kësaj kohe një grup kërkimor i sponsorizuar nga OKB deklaroi se ngrohja e temperaturave të tokës ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuara nga rritja e gazeve serë të shkaktuara nga njeriu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme