NOAA: Qershori 2015, më i nxehti që prej shekullit të 19-të

Qershori 2015 ka qenë më i nxehti për këtë periudhë në glob që prej fillimit të zbulimit të temperaturave në vitin 1880, njoftoi të hënën Agjencia amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

NOAA: Qershori 2015, më i nxehti që prej shekullit të 19-të

Gjashtë muajt e parë të vitit kanë shënuar gjithashtu temperatura të larta rekord për këtë periudhë, gjë që tregon se ngrohja klimatike vazhdon pa ndërprerje. Viti 2014 kishte qenë tashmë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

"Temperatura mesatare në muajin qershor në sipërfaqen e Tokës dhe oqeaneve ka qenë 0,88 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të 20", theksoi NOAA në një komunikatë.

"Gjithashtu nga muaji janar deri në qershor 2015, temperatura mesatare ka qenë 0,85 gradë celsius më e lartë se temperatura mesatare për këtë periudhë e shekullit 20", shtoi NOAA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme