OBSH: 1 në çdo 10 vetë në botë vuan nga sëmundjet mendore

Sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në mbarë botën një në çdo dhjetë persona është i sëmurë mendor dhe çdo 10.000 njerëzve u takon nga një mjek.

OBSH: 1 në çdo 10 vetë në botë vuan nga sëmundjet mendore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se një në çdo dhjetë persona në botë vuan nga sëmundje mendore.

Në lidhje me hartën e të sëmurëve mendorë në 2014, një nga zyrtarët e Shëndetit Mendor pranë OBSH-së, Fahmy Hanna në një deklaratë për shtyp tha se personeli shëndetësor në botë ofron shërbime për vetëm një për qind e të sëmurëve mendorë.semundjet mendore

Hanna ka thënë se çdo 10.000 njerëzve në botë u takon një mjek për sëmundjet mendore, dhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme një mjeku i bie të kujdeset për rreth 100 mijë banorë.

Sipas hulumtimeve nga OBSH, në mbarë botën një në çdo dhjetë persona është i sëmurë mendor.

Çdo vit, 900 mijë njerëz kryejnë vetëvrasje dhe vetëvrasja në mesin e të rinjve është shkaku i dytë më i përhapur i vdekjes, tha Hanna.

Një në çdo katër persona në botë në një kohë të caktuar në jetën e tij kalon një çrregullim mendor, ndërkohë që tre nga katër prej këtyre njerëzve nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

OBSH paralajmëron se deri në vitin 2030 depresioni mund të jetë kriza më e madhe globale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme