Ballkan - Besimtarët myslimanë falën namazin e Natës së Kadrit

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit kanë falur namazin e Natës së Kadrit.

Ballkan - Besimtarët myslimanë falën namazin e Natës së Kadrit

Një numër i madh i besimtarëve myslimanë të Shkupit, të hënën u mblodhën në xhamitë e Çarshisë së Vjetër, dhe bashkërisht falën namazin e teravisë dhe namazin e Natës së Kadrit.

Në shumë xhami të Shkupit dhe qytete të tjera në të gjithë territorin e Maqedonisë, ku ka myslimanë, besimtarët u organizuan për të falur së bashku namazin e Natës së Kadrit. Në këtë natë të lutjeve u mbajtën ligjërata për vlerat dhe rëndësinë e Natës së Kadrit, u lexuan pjesë nga Kur’ani, ilahi dhe kaside, duke organizuar edhe një program të veçantë për këtë natë, e cila është e vlefshme për besimtarët myslimanë.

Ndërsa në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra besimtarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të falur namazin e Natës së Kadrit. Ndërkohë para namazit u lexuan edhe pjesë nga Kur'ani-i i madhërishëm.

Ndërkohë policia e kryeqytetit kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të organizuar për nder të Natë së Kadrit.

Ndërkohë më shumë se 500 besimtarë, të hënën falën namazin Natës së Kadrit, në Xhaminë Sultan Mehmet Fatih, në Prishtinë.

“Nata e Kadrit” shënon fillimin e zbritjes së librit të shenjtë, Kur’an-it, tek profeti (a.s). Nga ajetet e Kur'an-it mësojmë se kjo natë vlen sa 1 mijë muaj, sepse është nata e të mirave për besimtarët myslimanë, është natë e shpresës për të mira dhe begati nga Allahu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme