Gjermani - Në 2014, 100 milionë euro për biçikletat e vjedhura

Kompanitë gjermane të sigurimeve paguan gjatë vitit 2014 të paktën 100 milionë euro (112 milionë dollarë) për biçikletat e vjedhura, thënë ndryshe 10 për qind më shumë sesa në vitin 2013, sipas gazetës gjermane "Die Welt".

Gjermani - Në 2014, 100 milionë euro për biçikletat e vjedhura

“Humbja për palën e tretë të dëmtuar është mesatarisht 490 euro për rast”, tha “Die Welt”, që citon Alexander Kuesel, menaxher në Federatën Gjermane të Sigurimeve (GDV).

“Gjatë vitit 2014 u raportuan 210.000 biçikleta të vjedhura, që ishin të siguruara. Kjo përbën shifrën rekord të pesë viteve të fundit”, thotë gazeta.

Por numri i përgjithshëm i biçikletave të vjedhura në 2014, sipas policisë, ishte 340.000.

“Vjedhja e biçikletave është një krim në masë”, tha presidenti i Shoqatës Gjermane të Biçikletave (ADFC), Ulrich Syberg.

Ndërkohë, politikanët në Gjermani këshillojnë pronarët e biçikletave që të ruajnë më mirë pasurinë e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme