Vala e të nxehtit prek Spanjën, Portugalinë dhe Francën

Me rritjen e temperaturave deri në 44 gradë Celsius, jugu i Spanjës është vendosur në gjendje alarmi maksimal për shkak të një vale të nxehti të jashtëzakonshëm, që ka prekur gjithashtu Portugalinë dhe Francën, ku do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Vala e të nxehtit prek Spanjën, Portugalinë dhe Francën

“Të hënën, në një fshat rreth Kordobës, në Andaluzi, temperaturat arritën në 44 gradë Celsius”, theksoi një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare Meteorologjike në Spanjë (AEMET).

Vende të tjera të prekura nga vala e të nxehtit, veçanërisht fqinjët e Spanjës, janë në gjendje alarmi që prej disa ditësh për të shmangur një katastrofë si ajo e vitit 2003. Temperaturat e larta shkaktuan në atë kohë vdekjen e rreth 70.000 personave më shumë në Evropë krahasuar me vitet e tjera, duke prekur kryesisht të moshuarit dhe të pastrehët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme