Sekreti i rinisë së përhershme fshihet tek ylli i detit

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Goteborgut ka bërë kërkime mbi yjet e detit

Sekreti i rinisë së përhershme fshihet tek ylli i detit

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se sekreti i rinisë së përjetshme fshihet tek ylli i detit të cilët shumohen me ndarje dhe shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në kërkimet me qëllim të zgjatjes plakjes edhe të njerëzve.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Goteborgut ka bërë kërkime mbi yjet e detit dhe gjetën se yjet që shumohen aseksualisht kanë ADN të veçantë dhe mund të jetojnë me shekuj pa u plakur.

Ky konstatim vlen vetëm për yjet e detit që shumohen aseksualisht, por jo edhe për ata që shumohen seksualisht. Një nga pjesëmarrësit e studimit Helen Nillson Skold tha se çelësi i këtij fenomeni është fakti se gjatë klonimit qelizat e yllit të deti nuk harxhojnë dhe nuk shkurtojnë telomeret, që është rasti me telomeret e njeriut dhe krijesave tjera të gjalla.

Ajo shton se me kalimin e kohës, telomeret tek njerëzit vijnë duke u shkurtuar dhe kështu shkaktojnë dëmtimin e strukturës së ADN-së, e cila më pas shndërrohet si terren i përshtatshëm për lindjen e sëmundjeve, plakjes dhe vdekjes së njeriut.

Shkencëtarët presin që ky zbulim mund të jetë udhëheqës në eksperimente dhe hulumtime të cilat kryhen me qëllim të ngadalësimit të plakjes tek njerëzit. Rezultatet e hollësishme të këtij studimi u botuan në revistën shkencore "Genetics Society".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme