Këshillat e stomatologut gjatë muajit të bekuar të Ramazanit

Duke qenë se Ramazani përkon me një muaj të nxehtë të verës, do të rritet edhe kohëzgjatja e agjërimit.

Këshillat e stomatologut gjatë muajit të bekuar të Ramazanit

Qëndrimi pa ngrënë për një kohë të gjatë shkakton edhe erëra të këqija në gojë

Era e keqe që krijohet në gojë gjatë ditëve të gjata të agjërimit mund të tejkalohet me lehtësi. Për këtë si fillim i duhet qëndruar larg ushqimeve të ëmbla dhe me aciditet. Gjithashtu duhet pirë edhe shumë ujë.

Stomatologët bëjnë të ditur se kjo mund të reduktohet me anë të rëndësisë që i jepet pastrimit të dhëmbëve.

Stomatologia, Rukiye Ersoy, thotë se "Gjatë Ramazanit duhet pirë shumë ujë dhe duhet pasur kujdes për dhëmbët më shumë se kurdoherë. Madje është shumë e rëndësishme që ti qëndrohet larg ushqimeve të ëmbla dhe me aciditet. Duhet ndërprerë ose pakësuar edhe përdorimi i cigares dhe pirja e çajit dhe kafesë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme