Athinë - Dushe të lëvizshme për gati 18.000 të pastrehë

Qeveria greke parashikon ndërtimin e dusheve dhe lavanderive të lëvizshme, përfshirë personel të specializuar, për të ndihmuar të pastrehët e Athinës dhe Atikës, njoftoi sot mediat lokale.

Athinë - Dushe të lëvizshme për gati 18.000 të pastrehë

Lajmi i mediave në Athinë bazohet tek deklaratat e zv/ministres së Solidaritetit Social, Theano Fotiu, e cila iu përgjigj një seance pyetjesh në Parlament.

"Kemi në projekt edhe krijimin e më shumë qendrave të pritjes", shtoi ajo.

Fotiu citoi një studim të Universitetit të Kretës, sipas të cilit në Athinë dhe Atikë ka 17.700 të pastrehë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme