Shqipëria, 10 eksperienca "top" për të jetuar ëndrrën ballkanike

“Indaco”, një blog italian i udhëtimeve, ka renditur dhjetë vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri, për të pasionuarit pas udhëtimeve në Ballkan.

Shqipëria, 10 eksperienca "top" për të jetuar ëndrrën ballkanike

Sipas këtij blogu, Shqipëria, vetëm dy hapa larg Italisë, ofron për të pasionuarit pas aventurave det, pyje të virgjëra, qytete antike, kuzhinë të mrekullueshme dhe një popull befasues.

Ja 10 vendet në të mira për t’u vizituar në Shqipëri, sipas blogut “Indaco”:

1- Një shtëtitje mbi Liqenin e Komanit deri në Fierzë, Valbonë e Theth

2- Tirana, simboli i Shqipërisë së re

3- Përshkimi i Parkut Natyror të Llogarasë dhe rruga spektakulare, që zbret drejt Dhërmiut

4- Notimi në ujërat e Drimadhës, duke ngritur shikimin drejt maleve

5- Vizita në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës me shtëpitë e tyre karakteristike dhe kështjellat

6- Vizitat në bunkerët dhe ndërtesat e vjetra të regjimit komunist

7- Kampingu në një nga pyjet e virgjëra të Shqipërisë

8- Të marrësh një furgon, të flasësh me shqiptarët dhe të dëgjosh historitë e tyre të jetës

9- Vizitë në qytetin antik të Butrintit, në Ksamil dhe Syrin e Kaltër

10- Të hash mishin e qingjit dhe të shijosh kuzhinën e vërtetë shqiptare


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme