Numri i të vdekurve në Indi doli në 2.200

Në mesin e të vdekurve më së shumti ka punëtorë të ndërtimit, të moshuar dhe të pastrehë

Numri i të vdekurve në Indi doli në 2.200

Rritet në 2 200 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në jug të Indisë.

Agjencia Meteorologjike “KY Reddy”, ka konfirmuar se temperaturat nga 50 gradë kanë shënuar rënie në 45 gradë dhe se në rajonin Telangana dhe Andhra Pradesh vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme. “KY Reddy” gjithashtu ka thënë se pritet që temperaturat e larta të vazhdojnë të jenë efektive edhe për disa ditë.

Autoritetet kanë theksuar se brenda kësaj jave shirat muson do të jenë efektivë në jug dhe më pas në veri të vendit.

Në mesin e të vdekurve më së shumti ka punëtorë të ndërtimit, të moshuar dhe të pastrehë.

Për shkak të temperaturave të larta që janë efektive në dy rajonet e vendit janë pezulluar edhe lejet e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Indi për shkak të temperaturave të larta të cilat janë efektive mes muajve mars dhe qershor shumë persona humbin jetën. Numri i vdekjeve shënon rritje në muajin maj i cili është muaji më i thatë dhe më i nxehtë. Temperaturat e larta ulen në fund të qershorit pas fillimit të shirave muson.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme