Shqipëria lëshon pasaporta të posaçme për refugjatët

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë realizoi për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë fituar statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria lëshon pasaporta të posaçme për refugjatët

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, prodhimi i këtyre dokumenteve biometrike (letërnjoftim elektronik për të huajt dhe dokument udhëtimi) u realizua në Qendrën e Personalizimit, sipas ministrisë në fjalë, me standarde të larta sigurie.

Një refugjat i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij. Ndërkohë pajisja me këto dokumente për këtë kategorie personash i ndihmon ata që të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, bashkim familjar, etj.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë, bën me dije se nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listën e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë këtë të drejtë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme