Nis Java Botërore e Luftës Kundër Duhanit

Në kuadër të javës së luftës anti-duhan do të organizohen një sërë aktivitetesh për vetëdijesim e popullatës ndaj kësaj dukurie

Nis Java Botërore e Luftës Kundër Duhanit

Në kuadër të javës së luftës anti-duhan do të organizohen një sërë aktivitetesh për vetëdijesim e popullatës ndaj kësaj dukurie.

Fushata e vetëdijesimit e titulluar “Të gjithë t’i themi JO duhanit” do të përfshijë një sërë nismash me fëmijët dhe të rinjtë në Tiranë, të ndërmarrë nga shoqëria civile dhe të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore në vend.

Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë theksojnë rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit, si dhe këshillojnë për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

Në kuadër të Ditës Botërore Pa Duhan 2015, OBSH-ja i bën thirrje vendeve për të punuar së bashku në mënyrë që t’i jepet fund tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit.

Motoja për këtë vit është: “Stop tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme