Lopë, dele e dhi për dorën e vajzës së... Presidentit Obama!

Një avokat kenian i ofron Presidentit amerikan, Barack Obama, 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi në këmbim të dorës së vajzës së tij, Malia Obama, 16 vjeçe, njoftoi të martën gazeta keniane "The Nairobian".

Lopë, dele e dhi për dorën e vajzës së... Presidentit Obama!

“Jam i interesuar për këtë gjë që nga viti 2008″, tha avokati i ri, Felix Kiprono, në një intervistë për këtë gazetë.

Në këtë kohë, Presidenti Obama po bënte fushatë për mandatin e parë në Zyrën Ovale dhe Malia ishte 10 vjeçe.

“Të them të vërtetën, që nga ajo kohë nuk kam dalë me asnjërën dhe premtoj të jem besnik”, thekson ai.

Felix KipronoFelix Kiprono shpreson që Obama ta marrë vajzën e tij gjatë vizitës që do të zhvillojë korrikun e ardhshëm në Kenia, vendlindja e babait të kreut të Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që gjyshja e tij jeton ende në Kogelo, në Kenian Perëndimore.

“Njerëzit mendojnë se unë jam i interesuar për paratë e familjes Obama, por ky nuk është rasti. Dashuria ime është e sinqertë”, thotë Kiprono.

Ai shton se do të bëjë një jetë të thjeshtë nëse martohet me zonjushën Malia Obama.

“Unë do t’i mësoj asaj si të mjelë lopën, si të gatuajë qull misri dhe si të përgatisë pite, ashtu si të gjitha gratë e Kenias”, përfundon avokati i ri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme