Kanadaja planifikon reduktimin e emetimit të karbonit

Kanadaja planifikon që deri në vitin 2030, të redukton emetimet e karbonit me 30 përqind

Kanadaja planifikon reduktimin e emetimit të karbonit

Kanadaja planifikon që deri në vitin 2030, të redukton emetimet e karbonit me 30 përqind.

Ministrja Federale e Mjedisit të Kanadasë, Leona Aglukkaq Winnipeg, kryeqyteti i shtetit Manitoba, në juglindje të Kanadasë, thotë se kanë vendosur një objektiv ambicioz. Ajo deklaron se do të reduktojnë emetimet e karbonit nën nivelin që kishin në vitin 2005.

Kanadaja është lider botëror në prodhimin e energjisë së "pastër". Ky vend është duke bërë përpjekje të mëdha për uljen e proceseve të dëmshme të mjedisit në minimum.

Ministrja shtoi se Kanadaja do të reduktojë emetimet e metanit, por edhe do të vendosë masa parandaluese të cilat do të pengojnë rrjedhjet e naftës dhe gazit gjatë procesit industrial.

Ajo vuri në dukje se Kanadaja ka miratuar rregulla të reja të prodhimit në sektorin e kimisë, të cilat do të kufizojnë prodhimin e plehrave minerale, sidomos azotit.

Gjithashtu, do të ketë një reduktim të gazit natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Kanada në vitin 2011 njoftoi se ishte tërhequr nga Protokolli i Kiotos për kufizimin e emisioneve të gazit serrë. Ish-ministri Federal i Mjedisit, Peter Kent, tha se Protokolli i Kiotos është humbje e madhe financiare për Kanadanë. Pra ky vend, i cili ka nënshkruar protokollin në vitin 1997, është vendi i parë që plotësisht del nga ky protokoll.

Ky protokoll ka hyrë në fuqi në vitin 2005, por për arsye financiare Kanadaja është detyruar të tërhiqet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme