Sot fillon Java e Familjes

Rrethi familjar që formon thelbin e jetës, që nga lindja e rritja është një fole e ngrohtë për të gjithë.

Sot fillon Java e Familjes

Është një strukturë, ku individët e rrethuar me dashuri, me anë të lidhjeve farefisnore ndajnë fatin e përbashkët. Zotërimi i një foleje të tillë të ngrohtë, është një e drejtë që vjen që nga lindja e njeriut...

Zhvillimi që pësori njeriu, nga dalja nga shpella e deri tek vendosja nëpër shtëpi, solli me vete rregullat dhe përgjegjësitë e individit për të bashkëjetuar brenda familjes. Njeriu, gjatë evoluimit, jetonte në bashkësi familjare të gjera. Prindërit, gjyshërit, fëmijët, fëmijët e fëmijëve të gjithë jetonin sëbashku. Në bazë sociologjike, disa shoqëri udhëhiqeshin në formën patriarkale disa të tjera në atë matriarkale. Shtylla familjare, në disa raste ishte babai, në disa raste ishte nëna. Ata ishin të vetmit autoritarë për çështjet që i interesonin tërë familjes. Me zhvillimin i shoqërisë industriale, teknologjisë dhe ekonomisë, këto struktura shkuan drejt familjes thelbësore pra prindërit dhe fëmijët.


Tashmë familjet e ditëve tona, në kundërshtim me strukturën tradicionale të familjes së mëparshme, janë më demokratike dhe më përfshirëse. Çështjet që i përkasin tërë familjes, sipas situatës, mund të trajtohen dhe diskutohen me të gjithë pjesëtarët e familjes përfshi edhe fëmijët.
Në kulturën tonë, familja është e shenjtë. Lidhjet familjare dhe marrëdhëniet nga njëra anët, traditat dhe feja nga ana tjetër trajtësojnë jetën tonë. Ndërkohë që më të vegjlit tregojnë respekt ndaj më të mëdhenjve, edhe këta të fundit tregojnë sakrificë, vetëmohim dhe dashuri për më të vegjlit.

Solidariteti është në nivelin më të lartë. Ndërsa në gjendjen më të vështirë, vëllai ose motra, janë personi më i afërt për ndihmë. Vëllezërit dhe motrat do të lënë mënjanë gjithçka për të ardhur në ndihmë dhe do të bëjnë ç”të jetë e mundur për të ndihmuar. Në familjet turke tradicionale që mbartin kulturën sociale të hapësirës gjeografike njëherë e një kohë osmane, mund të jetonin shumë lehtë pranë njëri-tjetrin familje me më shumë se 10 persona. Shtëpitë që merrnin formë sipas nevojës së familjes, ishin të mbushura me paqe. Industrializimi, jeta në apartament dhe faktorët e tjerë që sjellin modernizimin, ndikojnë në jetën familjare. Sipas studimeve, njerëzit janë më të lumtur kur kalojnë kohë me familjen.

Familja është vendi ku krijohet baza e shoqërisë dhe ku merr formë e ardhmja. Pas industrializimit, krahas anëve pozitive, përjetohen edhe disa anë negative. Shpërbërja dalëngadalë e familjes dhe largimi nga shtëpia në disa vende i personave që mbushin moshën 18 vjeç, përbëjnë një kërcënim për të ardhmen. Në këto lloj shoqërish përhapet me shpejtësi mendimi se nuk ndihet nevoja për familje. Ndikime të tjera për të mos pasur fëmijë, apo për të rrisësh fëmijën pa baba, është në tjetër kërcënim për të ardhmen familjare.
Shpërbërja në strukturën familjare ndikon vazhdimësinë shoqërore dhe rrezikon zhvillimin ekonomik. Mënyra për të evituar ndikimet negative të civilizimit me bazë industrinë është përforcimi dhe stimulimi i lidhjeve familjare.

Familjet e lidhura ngushtë me dashuri dhe respekt për njëra tjetrën janë të domosdoshme për mbrojtjen e një shoqërie të shëndetshme. Individualizimi që del në plan të parë, nuk duhet të nënkuptojë një shkëputje të jetës familjare por një individ të suksesshëm si për vetë atë por edhe për familjen. Ndërkohë që i dalim për zot strukturës familjare, nuk duhet të harrojmë ta shprehim dashurinë dhe respektin sa herë që të kemi mundësi, qoftë kur jemi pranë, qoftë kur jemi larg, pasi një fjalë e ëmbël e thënë nga zemra është mijëra herë më e vyer se çdo gjë tjetër në këtë botë për ata që na duan dhe që i duam.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme