Britania kundër planit të BE-së për refugjatët

Plani i Bashkimit Evropian për të vendosur “kuota në emigracion” është pritur me reagime nga disa vende, kryesisht nga Britania e Madhe.

Britania kundër planit të BE-së për refugjatët

Vazhdojnë dyndjet e emigrantëve klandestinë drejt vendeve të Evropës.

Së fundmi një anije luftarake angleze ka shpëtuar në Mesme më shumë se 400 emigrantë të jashtëligjshëm.

Ndërkaq plani i Bashkimit Evropian për të vendosur “kuota në emigracion” është pritur me reagime nga disa vende, kryesisht nga Britania e Madhe.

Emigrantëve klandestinë që mundohen të shkojnë në Evropë me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë, duke rrezikuar në këtë udhëtim edhe jetën e tyre, këtë herë në ndihmë u ka ardhur një anije luftarake angleze.

Më shumë se 400 emigrantë të jashtëligjshëm janë shpëtuar në Mesdhe ndërsa ishin duke lundruar me 4 gomone në ujërat libiane.

Bashkimi Evropian, i cili është në kërkim të rrugëve për të luftuar me dyndjet e emigrantëve klandestinë, nga njëra anë mundohet t’u lehtësojë barrën disa vendeve anëtare.

Për këtë qëllim Brukseli ka sjellë në rend të ditës planin për të vendosur kuota në sistemimin e emigrantëve.

Plani parashikon shpërndarjen në një numri të caktuar emigrantësh nëpër vendet evropiane duke marrë në konsideratë popullsinë dhe nivelin e punësimit në këto vende. Por ky plan ka ngjallur reagime në disa vende, kryesisht në Angli.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Britanisë, është e mendimit se një plan i tillë do ta shtonte edhe më shumë dyndjen e emigrantëve drejt Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme