Çunat lodhin më shumë zemrën e nënave!

Një studim ka treguar se nënat e punësuara me një fëmijë djalë janë më të predispozuara ndaj sëmundjeve të zemrës

Çunat lodhin më shumë zemrën e nënave!

Konstatohet nëpërmjet një studimi se femrat që punojnë dhe kanë një fëmijë mashkull kanë rrezik më të lartë ndaj sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët italianë kanë studiuar për 8 vjet me rradhë mbi shëndetin e 100 mijë femrave ku shumica e tyre të punësuara dhe të cilat 60 përqind e tyre nga ato ka patur të paktën një fëmijë.

Studimi ka zbuluar se nënat e punësuara dhe me një fëmijë djalë në krahasim me nënat me fëmijë vajzë janë më të predispozuara ndaj sëmundjeve të zemrës dhe më të rrezikuara ndaj vdekjes nga kriza e zemrës.

Studimi gjithashtu ka treguar se femrat që punojnë dhe kanë të paktën 2 fëmijë janë 2 herë më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të zemrës dhe ndaj vdekjes nga kriza e zemrës se sa ato që nuk kanë fëmijë.

Shkencëtarët nga Universiteti Turin kanë pretenduar se kjo situatë shkaktohet ngaqë fëmijët meshkuj ndihmojnë më pak nënat që punojnë në shtëpi dhe duke nxjerrë probleme më shumë shtojnë ngarkesën dhe stresin e tyre. Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se fëmijët vajza janë më të prirura për të ndihmuar në punët e shtëpisë nënat e tyre.

Por shkencëtarët gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen se ky studim është kryer në Itali ku femrat marrin më shumë përgjegjësi në punët e shtëpisë në krahasim me vendet e tjera të Europës dhe kanë theksuar më tej se tek femrat të cilat ndihmohen nga bashkëshortët ose nga djemtë e tyre rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës mund të pakësohet.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën "Social Science & Medicine".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme