Shqipëria mirëpriti kongresin ndërkombëtar të mjekësisë

"Edukimi në Vazhdim përmes profesionistëve të Mjekësisë" temë e Kongresit Ndërkombëtar të Mjekësisë Multidisplinor ka mbledhur në Tiranë mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetësisë nga vende të ndryshme.

Shqipëria mirëpriti kongresin ndërkombëtar të mjekësisë

Pjesë e këtij evenimenti në fushën e mjekësisë kanë qenë edhe mjekë, si dhe profesionistë të sektorit shëndetësor të Shqipërisë.

Të pranishëm në hapjen e këtij kongresi dy ditor kanë qenë edhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe të ftuar të tjerë.

Peleshi në fjalën e tij ka shprehur vlerësime për institucionet private të kujdesit shëndetësor. “Jemi të vetëdijshëm që institucionet private të kujdesit shëndetësor do të jenë gjithmonë një hap përpara, për shkak të mundësisë më të madhe që kanë, si institucione me fleksibitet të orientuara edhe nga një logjikë biznesi. Kemi nevojë të vazhdueshme, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për të përsosur infrastrukturën fizike dhe teknologjike, por mbi të gjitha sfidë mbetet si të mbajmë cilësor shërbimin ndaj pacienteve, ndaj qytetarëve tanë”, u shpreh Peleshi.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj Beqaj u shpreh se në kontekstin shqiptar, por edhe më gjerë, e shikon ofertën e shërbimit shëndetësor si një të vetme. “Për mua si ministër për filozofinë time, por edhe programin politik të qeverisë ku unë bëj pjesë, shërbimin e institucioneve shëndetësore publike dhe private nuk e shohim si garë, por si komplementar, si në aspektin e burimeve njerëzore, mënyrën e menaxhimit si dhe atë të financimit”- deklaroi Beqaj.

Kongresi Ndërkombëtar i Mjekësisë që i vazhdon punimet edhe ditën e shtunë, ka mbledhur ekspertë të kujdesit shëndetësor, si dhe mjekë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Gjermania, Italia, Greqia, SHBA, etj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme