Shtohet përdorimi i mishit të kalit

Kohët e fundit po bëhet gjithnjë e më i pranishëm mishi i kalit, qumështi i pelës, dhe litri i këtij të fundit arrin deri në 60 euro.

Shtohet përdorimi i mishit të kalit

Mish kali, qofte e papërpunuar apo e përpunuar si salcë, mish i thatë,...shiten në disa dyqane mishi në Lubjanë, ndërsa gjen përdorim të gjerë edhe në shumë restorante si dhe në zinxhirët e tregut komercial.

Arsyeja kryesore për rritjen e përdorimit të mishit të kalit është efekti i tij pozitiv në shëndetin e njeriut, pavarësisht nga fakti se çmimet në disa raste arrijnë ato të mishit të viçit, por, për pjesë të veçanta edhe i tejkalon. Kështu, çmimi i mishit të kalit lëviz midis 10 dhe 42 euro për kilogram.

Sipas një hulumtimi që kanë bërë gazetarët e agjencisë turke AA mishi i kalit është bërë ushqimi kryesor i sportistëve me profil të lartë në Slloveni.

Është interesante se kohët e fundit në treg gjithnjë e më i pranishëm është edhe qumështi i pelës, çmimi i së cilit në Slloveni arrin rreth 16 euro për litër, ndërsa në Gjermani shkon deri në 60 euro për litër.

Përveç qumështit, në treg, kohët e fundit janë të pranishme edhe shampot për flokë dhe sapunët nga qumështi i kalit, të cilat gjithnjë e më tepër zënë vend të rëndësishëm në amvisëri.

Tadeja Mihiç, pronare e restorantit në Lubjanë, e cila vepron në kuadër të kompanisë që merret me përpunimin e mishit, në një intervistë me agjencinë AA, thekson se mesatarisht në shitje ka rreth 60 produkte të ndryshme të mishit të kalit dhe produkteve të mishit.

"Për therje përdoren kuajt e moshave shtatë deri tetë muajsh, të cilët peshojnë nga 350 deri në 400 kilogram. Kemi bashkëpunim me 1.200 fermerë, të cilët gjithmonë na shesin pasi ne vazhdimisht blejmë kafshë të klasit të parë dhe paguhen mirë në tregun tonë, sepse ne duam që ato të mbesin në Slloveni, pasi që shumë prej tyre shkojnë në Itali. Jemi shumë të lidhur me shoqatat", thekson Mihiç.

Mihiç thekson se në muaj blihen, përpunohen dhe shiten rreth dhjetë ton mish kali, ose rreth 45 copë. Ai thekson se një zinxhir tregtar në Slloveni, në restorantet e saj ka vendosur në meny mishin e kalit, pasi që është shumë i shëndetshëm.

Ai vë në dukje, se mishi i kalit ka një përqindje të lartë të proteinave, nuk ka kolesterol, dhe ka vetëm yndyrna të pangopura,të cilat janë shumë të shëndetshme dhe ka një përqindje të lartë të hekurit. Si i tillë, thekson ai, është shumë e rekomanduar për gratë shtatzëna, për pacientët me anemi, për diabetikët, personat me sasi të mëdha të kolesterolit.

"Tani bashkëpunojmë me njërin që ka bërë një makinë për mjelje të pelave, ndërsa therim kalin e ri, shesin qumështin, i cili gjithashtu përpunohet dhe shitet për sapun dhe shampo, ndërsa qumështin e freskët e ngrinë. Kjo është mirë të përdoret për të sëmurët në rehabilitim pas kimioterapisë, për të gjitha organet e brendshme dhe lëkurën. Ka ndikim shumë të mirë mbi shëndetin. Fermerët mund të përfitojnë nga qumështi, ndërsa kuajt kur rriten nuk pinë më qumësht, pastaj ky qumësht shkon në përpunim", -tha Mihiç.

Mihiç thekson se përveçse në Slloveni shitja dhe përdorimi i mishit të kalit është gjithnjë më i pranishëm në pjesën tjetër të Evropës.

- Mishi i kalit promovohet përmes hamburgerëve -

Matej Pogaçnik nga Hot Hours, sqaron se në Slloveni ka disa kujdestarë të kuajve. "Këta janë kuaj të ushqyer mirë për therje. Kjo do të thotë se këta janë kuaj që nuk kanë marrë ndonjë ilaç ose ushqim që mund të marrin kuajt sportiv apo diçka të tillë, që do të thotë se ky produkt është i sigurt. Ajo që është më e rëndësishme është se këta kuaj janë kuaj slloven. Të gjithë nga Dolensku. Deri më tani, rreth 70 për qind e kuajve në Slloveni eksportohet në Itali", tha Pogaçnik.

Ai thotë se në 20 vitet e fundit është bërë shumë në kulturën e ushqimit të të rinjve që duan të ushqime të shëndetshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme