Turqi - Numërohen mbi 1,8 milionë shpendë uji

Falë rritjes së sipërfaqeve pyjore dhe ujore, në Turqi po rriten me shpejtësi edhe llojet e numri i shpendëve.

Turqi - Numërohen mbi 1,8 milionë shpendë uji

Në bashkëpunim me disa universitete dhe OJQ, Ministria turke e Pyjeve dhe Çështjeve Hidrike realizoi vitin e kaluar numërimin e shpendëve të ujit në 51 pika të ndryshme të vendit.

Sipas këtij hulumtimi, në Turqi janë numëruar gjithsej 1 milion e 844 mijë e 415 shpendë të 99 llojeve.

Për numërimin e zogjve, fillimisht janë përcaktuar me GPS pikat e numërimit dhe hartat e terrenit.

Shpendët mund të numërohen një nga një duke marrë për bazë dendësinë e tufave dhe larminë e llojeve brenda një tufe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme