Dita Botërore e hemofilisë

Hemofilia është një sëmundje e trashëguar që shkakton një insufiçencë të rëndë në koagulimin e gjakut për shkak të mungesës së plotë ose të pjesshme të faktorit VIII (hemofilia A) ose të faktorit IX (hemofilia B).

Dita Botërore e hemofilisë

Që prej vitit 1989 çdo vit festohet Dita Botërore e hemofilisë, më 17 prill, për nder të ditëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë Frank Schnabel, i cili i ka kushtuar jetën e tij përpjekjeve për të përmirësuar kurimin e pacientëve hemofilikë.

Në kuadrin e festimeve të 17 Prillit, i cili shënon në kalenar edhe “Ditën Botërore të Hemofilisë”, Ambasada italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunimin me Fondacionin Idea dhe Orkestrën Rinore Shqiptare, do të zhvillojë një koncert për nder të ditëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë Frank Schnabel, koncert ky i cili do të mbahet në ambjentet e sallës “Ipogea” të Katedrales Ortookse Ringjallja e Krishtit.

Orkestra Rinore Shqiptare, me pjesëmarrjen e dhjetë muzikantëve italianë nga Konservatori Cherubini i Firences, do të drejtohet nga M° (maestro) Guido Corti, i cili e ka përkrahur me përkushtim të madh dhe entuziazëm projektin e Pellumb Vorpsit dhe Arber Nezirit të Fondacionit Idea për formimin e Orkestrës.

Programi përfshin performancën e Suitës së Tretë të Antiche danze ed arie per liuto nga Respighi, të Casa del Diavolo nga Boccherini, të Simfonisë së Parë të Bethovenit dhe Ouverture nga Barbiere di Siviglia e Rossini-t.

Hemofilia godet pothuajse ekskluzivisht meshkujt dhe, për shkak të kompleksitetit të saj, ndikon në gjithë jetën e pacientit dhe atë të familjes së tij. Me këtë koncert, Orkestra Rinore Shqiptare ka për qëllim të sensibilizojë Qeverinë dhe të gjitha Institucionet në Shqipëri mbi nevojën për t’u siguruar pacientëve hemofikikë mjekimin, faktorin e koagulimit, i cili, në masës më të madhe, përmirëson cilësinë e jetës së tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme