Diagnostikimi i kancerit të mushkërive tani bëhet më lehtë

Diagnostikimi i sëmundjes së kancerit të mushkërive tani është e mundshme të bëhet brenda 30 minutash.

Diagnostikimi i kancerit të mushkërive tani bëhet më lehtë

Në sajë të një aparati që përdoret në repartin kirurgjik të pulmologjisë të spitalit kërkimor Dr. Suat Seren në Izmir të Turqisë, brenda vetëm 30 minutave mund të diagnostikohet sëmundja e kancerit të mushkërive.

Dr. Onur Fevzi Erer, përgjegjës i repartit të bronkoskopisë të spitalit në fjalë ka thënë se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje gjë që në kushte normale bëhet me ndërhyrje kirurgjike duke marr kampione nga indet e pacientit.

Dr. Erer ka thënë se "periudha e shërimit të një pacienti të tillë i cili kalon nëpërmjet këtij procesi është rreth 1 muaj. Ndërsa në saje të aparatit të quajtur Ultrazë Endobrokial (EBUS) që përdoret në spitalin tonë, eliminohet nevoja për ndërhyrje kirurgjike për diagnostikim. Në saje të ndërhyrjes me metodë laparoskopike ne kemi mundësinë për ta vëzhguar nga afër edhe metastazën e kancerit dhe marrjen e kampionit nga indet. Në qoftë se në kampion vërehen karcinomet atëherë nuk është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme