Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia dhe shëndeti që vjen nga konsumi i çajit

Nëse keni ardhur ndonjë herë në Turqi, padyshim do të keni vënë re konsumin e shpeshtë të çajit që tradicionalisht serviret me gotat belhollë siç i quajnë vendasit.

Turqia dhe shëndeti që vjen nga konsumi i çajit

Në Turqi kur shkoni mysafir, kur uleni diku, gjëja e parë që ju ofrohet është çaji i zi.
Specialistët bëjnë të ditur se ky çaj parandalon stresin dhe ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu bëhet e ditur se konsumi i 2-3 gota çaji të zi në ditë ndihmon në aktivitetet mendore dhe në përqendrim.

Sipas studimeve të bëra, çaji i zi përforcon sistemin imunitar dhe përmban amino acide të cilat janë të dobishme për eliminimin e baktereve dhe viruseve.

Ndërkaq specialistët bëjnë të ditur se personat që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, duhet të konsultohen me mjekun në lidhje me sasinë e konsumit të çajit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme