Dobitë e kafesë jeshile

Kafeja jeshile përshpejton djegien e yndyrnave, ndihmon në dobësim dhe e mban trupin në formë.

Dobitë e kafesë jeshile

Konsumi i kafesë jeshile vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe për dobitë që ka ajo në shëndetin e njeriut.

Kafeja jeshile efektet e dobishme të saj nuk i humbet, pasi ajo nuk i nënshtrohet procesit të pjekjes që përdoret për kafenë e zakonshme. Kafeja jeshile me anë të kafeinës dhe acidit klorozhenik që përmban përshpejton procesin e djegies së yndyrnave dhe ndihmon në dobësim.

Po ashtu për shkak të antioksidantëve me shumicë që përmban kafeja jeshile e mbron trupin e njeriut nga efektet negative të radikaleve të lira. Kjo lloj kafeja ka efekte pozitive ndaj shëndetit të zemrës dhe damarëve duke e mbajtur njeriun në formë të mirë.

Sipas specialistëve konsumimi i drejtë i kafesë jeshile redukton riskun e diabetit dhe ka efekte pozitive edhe në hipertension.

Edhe kafeja jeshile kur konsumohet shumë, ashtu si edhe llojet e tjera të kafesë shkakton pagjumësi, të vjella, dhimbje koke dhe rritje të ritmit të rrahjeve të zemrës. Për këtë arsye specialistët rekomandojnë që konsumi i kësaj kafeje të kufizohet me 2 filxhanë në ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme