Marsi, muaji i Ndërgjegjësimit për Ushqyerje të Shëndetshme

Në shumë vende në muajin mars bëhen fushatat sensibilizuese, të cilat kanë në fokus mirëushqyerjen dhe nevojën e një plani vetjak për më shumë aktivitet fizik, më pak kalori dhe zgjedhje të mirëinformuara mbi çfarë konsumojmë

Marsi, muaji i Ndërgjegjësimit për Ushqyerje të Shëndetshme

Në shtete të ndryshme Marsi kujtohet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Ushqyrje të Shëndetshme. Fushatat sensibilizuese kanë në fokus mirëushqyerjen dhe të pasurin e një plani vetjak për më shumë aktivitet fizik, më pak kalori dhe zgjedhje të mirëinformuara mbi çfarë konsumojmë.

Ekspertët këshillojnë se përqafimi i një stili jetese të shëndetshme sjell si përfitim jo vetëm humbjen në peshë, por edhe shëndet të mirë të përgjithshëm si dhe ulje të riskut për të zhvilluar sëmundje kronike si diabeti, sëmundje të zemrës, insult cerebrovaskular apo edhe disa tipe të kancerit. “Nuk është asnjëherë vonë për të investuar në një jetë me cilësi të lartë”, shtojnë ata duke sugjeruar disa këshilla për t’u pasur parasysh.

Vaktet
Mbushni pjatën vetëm me gjysmën e sasisë që synonit të konsumonit.

Ushqime me prejardhje bimore, perime dhe fruta
Ushqehuni me shumëllojshmëri perimesh, frutash, drithërash dhe lentil.

Drithërat
Të paktën gjysmën e sasisë së drithërave të konsumuara zëvendësojeni me ato integrale në produkte si bukë, oriz, etj.

Ushqime dhe pije që nxisin shtim në peshë
Konsumoni sa më pak pije energjike dhe ushqime që çojnë në shtimin e shpejtë të peshës (jo yndyrnat, sheqernat, dhe po ushqimeve të pasura me fibra).

Ushqime me prejardhje shtazore
Kufizoni konsumin e mishit të kuq (si viçi, derri dhe qengji) dhe shmangni mishrat e përpunuara.

Pijet alkoolike dhe duhani
Pakësoni konsumin e pijeve alkoolike dhe thuajini jo duhanit.

Ruajtja, përpunimi dhe përgatitja
Kufizoni konsumin e kripës dhe shmangni ushqimet e përpunuara.

Aktiviteti fizik
Ushtrohuni ose bëni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta çdo ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme