Përdorimi i tepërt i kripës rrezik për shëndetin

Problemi më i rëndësishëm shëndetësor në Turqi është obeziteti dhe hipertensioni të cilat mund të cilësohen si "epidemi"

Përdorimi i tepërt i kripës rrezik për shëndetin

Eksperti i nefrologjisë për fëmijë dhe të sëmundjeve shëndetësore të fëmijëve në spitalin e trajnimeve dhe kërkimeve Tepexhik në Izmir të Turqisë Doç. Dr. Onder Javashxhan (Önder Yavaşcan) duke theksuar se konsumimi i tepërt i kripës mund të krijojë probleme serioze të shëndetit tha se "konsumimi i tepërt i kripës vë në veprim dëshirën për të ngrënë shpesh dhe mund të krijojë probleme shëndetësore si obeziteti dhe diabetin".

Javashxhan në një deklaratë tha se problemi më i rëndësishëm shëndetësor në Turqi është obeziteti dhe hipertensioni të cilat mund të cilësohen si "epidemi".

Duke theksuar se këto probleme shkaktohen nga përdorimi i tepërt i kripës Javashxhan u shpreh më tej se "Për të qenë të shëndetshëm ne kemi nevojë të përdorim 5-6 gramë kripë në ditë. Sipas studimit të shoqatës së nefrologjisë së Turqisë rezulton se shoqëria turke konsumon 16-18 gramë kripë në ditë. Parashikohet se kjo normë në Evropë është 8-9 gramë në ditë. Ndërsa tek fëmijët 0-12 muajsh duhet të jetë më pak se një gramë në ditë, tek fëmijët 1-3 vjeç 2 gramë, tek fëmijët 4-6 vjeç 3 gramë, tek grupmoshat 7-10 vjeç 5 gramë, tek moshat mbi 11 vjeç 5 deri në 6 gramë në ditë. Kjo është e mundshme dhe arrihet duke ngritur kripën nga tavolinat e ngrënies dhe me distancimin e ushqimeve të përpunuara”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme