Serbi – Arsimtarët në grevë për rritjen e pagave

Mosmarrëveshjet lidhur me pagat e mësuesve u përshkallëzuan sërish të hënën pas reduktimit që qeveria serbe u bëri rrogave të arsimtarëve.

Serbi – Arsimtarët në grevë për rritjen e pagave

Mosmarrëveshjet lidhur me pagat e mësuesve u përshkallëzuan sërish të hënën pas reduktimit që qeveria serbe u bëri rrogave të mësuesve, të cilët merrnin pjesë në protestat, tashmë prej disa kohësh, për uljen e planifikuar të këtyre pagave.

Ligjërisht, shkollat janë të detyruara të mbeten të hapura në Serbi, kështu që mësuesit u detyruan të bënin mësim me orar të shkurtuar dhe bashkime klasash, në ndërkohë që ky veprim nxiti autoritetet të zvogëlojnë pagat për muajin mars.

Kështu që, stafi pedagogjik i të paktën 350 shkollave në vend vendosi të zhvillojë një grevë njëditore.

“Kjo grevë është shprehje e irritimit tonë ndaj asaj që po bën Ministria e Arsimit”, deklaroi kryetari i sindikatës së mësuesve, Dragan Matijeviç.

Paga mesatare e mësuesve në Serbi është 350 dollarë, më pak se paga mesatare e vendit që është 395 dollarë.

Mësuesit kanë protestuar kundër shkurtimit të pagave me 10 për qind si pjesë e masave shtrënguese ekonomike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme