Shqipëria feston Ditën e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane, ku si qendër e festimeve në Shqipëri njihet qyteti i Elbasanit, i cili e ka ruajtur këtë traditë ndër shekuj.

Shqipëria feston Ditën e Verës

Jo vetëm Elbasani, i cili sot është “kryeqyteti” i Shqipërisë, por edhe Tirana ka mirëpritur qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, që kanë zgjedhur kryeqytetin për të festuar Ditën e Verës. Denisa së bashku me familjen e saj, ka ardhur nga Durrësi për të festuar në Tiranë. “Më pëlqen shumë se si festohet kjo festë në Tiranë”, tha ajo për agjencinë ATSH, duke shtuar se kryeqyteti ofron më shumë mundësi argëtimi për fëmijët.

Aktivitetet vazhdojnë me “Panairin Eko”, ku kompani lulesh janë bërë pjesë e këtij panairi, duke krijuar një kopësht të madh në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit po promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane.

Edhe Bashkia e Tiranës po organizon disa aktivitete te tjera si, performacat artistike, kulinaria e produkteve, agrokultura si dhe aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, qe realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania e që po zhvillohet tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror performojnë akrobacira dhe lojëra në prani të shumë spektatorëve për rreth dy orë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme