Vazhdon aplikimi i bursave për studim në Turqi

Kryetari dhe zv/Kryetarja e Unionit Studentor Shqiptar në Ankara na dhanë informacione të detajuara në lidhje me aplikimin e duhur për të studiuar në Turqi (ndiqni videon e bashkangjitur).

Vazhdon aplikimi i bursave për studim në Turqi

stela liviaNë kuadër të bashkëpunimit me Turqinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria Turke, për vitin akademik 2015-2016, ofron për shtetasit shqiptarë bursa për studime pasuniversitare në Master dhe Doktoraturë pranë universiteteve në Turqi, në degë të shumta.

Afati i fundit për këtë aplikim që ka filluar në 25 shkurt është data 31 mars 2015.

stela indritNjë informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni adresës në internet: www.trscholarships.org , ku gjendet e detajuar e gjithë procedura që duhet të ndiqni për të konfirmuar një regjistrim të suksesshëm në dy opsione në turqisht ose në anglisht.

Procesi i aplikimit online është tërësisht falas dhe shumë i thjeshtë, për këtë arsye jeni të lutur të mos i besoni agjencive që ofrojnë shërbime kundrejt pagesave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme