Përcaktimi i kancerit me nuhatjen e qenit

Shkencëtarët, dalin para nesh me mënyra të ndryshme të diagnostikimit të sëmundjes së kancerit, një prej sëmundjeve më të rëndësishme të epokës sonë.

Përcaktimi i kancerit me nuhatjen e qenit

Në këtë aspekt, edhe qentë me hundën e tyre të ndjeshme, zënë vend në botën e shkencës.
Sipas një studimi të bërë nga një ekip i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dalë në shesh se qentë mund të ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit të tiroideve.

Sipas studimit të bërë mbi 38 pacientë, rezultatet japin shpresë.
Qeni i racës gjermane, u quajtur Frankie, nuhati kampionet e urinës së pacientëve dhe përcaktoi drejt 30 prej tyre.

Specialistët tërheqin vëmendjen në aftësinë e veçantë të qenëve për nuhatjen, por nuk e dinë ekzakt se si arrihet ajo.

Studimi u prit me reagime të ndryshme nga ana e botës së shkencës.

Disa studiues i panë rezultatet si shpresëdhënëse, ndërsa disa të tjerë, thanë se kjo mund të ishte një metodë për vendet ku nuk përdoret biopsia.

Kurse disa të tjerë mendojnë se kjo nuk është një metodë praktike, por është një rrugë e re për të treguar zbulimin e komponentë kimikatë me anë të nuhatjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme