Bosnjë – 4 të vdekur nga shembja në minierë

4 punëtorë që kishin hyrë ilegalisht në një minierë në Duvrave pranë qytetit Tuzla në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës kanë mbetur nën dheun e shembur dhe kanë humbur jetën.

Bosnjë – 4 të vdekur nga shembja në minierë

Në Minierën Dubrave, që ndodhet pranë qytetit Tuzla në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës, ka ndodhur rrëshqitje dheu.

Bëhet e ditur se shembja ka ndodhur për shkak të tronditjeve pasuese.

Njoftohet se personat që humbën jetën duke mbetur nën masën e dheut të rrëshqitur kanë qenë punëtorë që kishin hyrë ilegalisht në minierë.

Puna e zezë në miniera është një fenomen i përhapur në shumë qytete të Bosnjës.

Minatorët ilegalë edhe pse nuk punojnë në miniera, ata zbresin ilegalisht brenda në tunelet e minierave dhe me qymyrin që nxjerrin prej këtu mbajnë familjet e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme