Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Saranda me shëtitore të përmirësuar në 2015

Shëtitorja e Sarandës për verën e vitit 2015 do të ketë një performancë krejtësisht të përmirësuar.

Saranda me shëtitore të përmirësuar në 2015

Një performancë krejtësisht të përmirësuar do të ketë për verën 2015, shëtitorja e Sarandës, si dhe “Rruga e Flamurit”, mbi shëtitore, ose në pjesën më të frekuentuar të saj.

Investimi prej 13 milionë lekësh, nga të ardhurat lokale mundësojnë rikualifikimin e gjithë kësaj hapësire prezantuese të qytetit të turizmit.

Në këtë projekt investues parashikohet korrektimi i gropave përgjatë shëtitores, rikualifikimi i i shëtitores në terë gjatësinë e saj, realizimi i lidhjes me organike mes saj dhe “Portokallit turistik” (Zyrës së Informacionit turistik në trajtë globi), si dhe i Plazhit te Ri e Plazhit “Rinia”: me shëtitoren, rikonstruksioni i bërrylit të shëtitores, në atë pjesë që është përballë me Kinema “Milenium”.saranda

Ndërhyrja për përmirësimin cilësor të parametrave të ndriçimit në “Rrugën e Flamurit’, përbën pjesën më të rëndësishme të këtij investimi. Shtyllat ekzistuese, të amortizuara teknikisht dhe moralisht, janë zëvendësuar më të reja, me ne harmoni me mjedisin, por edhe shumë më të avancuara në teknologji, pasi ata janë ndriçues bashkëkohor të tipit LED.

Pjesë e te njëjtit investim është edhe ndërhyrja për kthimin e bukionvileve dhe shkallareve në identitet në këtë hapësire publike, nga më tërheqëset e qytetit te turizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme