Gjermani – Fëmijët turq regjistrohen si gjermanë

Njoftohet se fëmijët turq në Gjermani regjistrohet si gjermanë nga zyrat e rinisë në këtë vend dhe shumë familjeve kujdestare me origjinë turke nuk u jepen fëmijë me arsyetimin se nuk kanë fëmijë turk në nevojë.

217206
Gjermani – Fëmijët turq regjistrohen si gjermanë

Në një aktivitet organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Këlnit familjet, fëmijët e të cilave janë marrë nga zyrat e rinisë paraqitën mes lotëve problemet që kanë jetuar.

Kurse familjet që kanë fituar të drejtën për të qenë familje kujdestare u dhanë familjeve të tjera mesazhin: “Mos i mbysni fëmijët me dashuri. Kapeni për dore një jetim dhe dashurinë që keni ndajeni edhe me ata”.

Disa familje turke theksuan se pavarësisht se e gëzojnë të drejtën e familjes kujdestare zyrat e rinisë atyre nuk u kanë dhënë fëmijë me arsyetimin se nuk disponojnë fëmijë me origjinë turke që ka nevojë për përkujdesje.

Kryetari i Shoqatës “Ylli i Shpresës” (Umut Yıldızı), Kamil Altay, në këtë aktivitet tha se fëmijët që kanë lindur në Gjermani zyrat e rinisë i regjistrojnë si gjermanë dhe shumë familjeve kujdestare me origjinë turke nuk u jepen fëmijë me arsyetimin se nuk kanë në dorë fëmijë turq.

Sipas informacioneve të marra nga komuniteti hebre në Ditën e Familjes Kujdestare-9 Shkurt, bëhet e ditur se në Gjermani asnjë fëmijë i vetëm hebre nuk ndodhet në familje kujdestare të krishterë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme