Bruksel –Interesim i madh ndaj panairit të çokollatës

Panairi "Salon Du Chocolat" i hapur në godinën Expo, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel ka tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Bruksel –Interesim i madh ndaj panairit të çokollatës

Në panairin e organizuar në godinën Expo, i dyti i këtij lloji, marrin pjesë rreth 90 firma prodhuese të çokollatës nga Belgjika.

Në panair u ekspozuan mbi 20 lloje çokollatash të ndryshme, prodhim vendas si dhe shumë kuzhinierë përgatitën pasta të ndryshme për vizitorët.

Rrobat dhe figurat e ndryshme të bëra me çokollatë ishin disa nga produktet që tërhoqën më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Panairi, në të cilin organizohen edhe shumë aktivitete për fëmijë, pritet të qëndrojë i hapur deri nesër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme