Gjaku i të mbijetuarve nga Ebola bëhet shpresë për kurimin
Universiteti i Atalantës, pasi arriti t’i kurojë me sukses pacientët me Ebola, po drejton projektin sponsorizuar nga qeveria për të përdorur gjakun e të mbijetuarve nga virusi vdekjeprurës për të testuar trajtimin e sëmundjeve infektıve.
Vaksinat e zakonshme e forcojnë përgjigjen e sistemit imunitar ndaj infeksionit. Sipas projektit të ri, njerëzve do t’u injektohet material gjenetik, si ADN ose ARN, me shpresë se do të nxisë qelizat e personit për të prodhuar një antibiotik specifik, të aftë për të luftuar Ebolën apo patogjenë të tjerë.
“Trupi i njeriut është një fabrikë,” tha Dr, James Crowe i Universitetit të Vanderbiltit, njëri nga bashkëpunëtorët e projektit. “Është një ide fantastike!”.
Ekspertët thonë se në qoftë se metoda rezulton e sigurt dhe e efektshme, do të jetë më e shpejtë dhe më e lirë se ilaçet konvencionale dhe mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të tilla si gripi sezonal, ose malaria.
Antitrupat zakonisht rriten në sasi të mëdha në qelizat e gjitarëve por edhe në bimët e duhanit, si në rastin e trajtimit të Ebolës në mënyrë eksperimentale me Zmapp.
Projekti i Agjencisë për Kërkimet e Avancuara të Mbrojtjes (DARPA), krahu elitar i kërkimeve të Pentagonit, ka shpërblyer Emory-n me mbi 10.8 milionë dollarë për tre vjet për të drejtuar këtë projekt.