Fillon injektimi i vaksinës kundër ebola

Epidemia Ebola, është kthyer në një shqetësim se mund të përdoret si armë biologjike nga ana e organizatave terroriste. Në raportin e publikuar në shtypin anglez, zë vend gjerësisht një skenar i tillë. 

Fillon injektimi i vaksinës kundër ebola

Sipas raportit të përgatitur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Anglisë, ndjehet shqetësimi se duke filluar nga ISIS, organizatat terroriste mund ta përdorin si armë virusin ebola

Kurse një raport tjetër ku tregohet se simpatizantët e ISIS bëjnë debate të tilla në rrjetet sociale, u përgatit nga Spanja.

Ministria e Mbrojtjes së Spanjës që përgatiti raportin, kërkoi që të sillen me kujdes kundër këtyre skenarëve.
Ndërkaq vazhdon edhe lufta mjekësore ndaj virusit.

Dy llojet e vaksinave të përgatitura, filluan të injektohen tek vullnetarët në Liberi, një prej 3 vendeve më të prekura nga virusi.

Për vaksinat që do të përdoren për 27 mijë vetë, sëbashku me një grup mjekësh, ka dalë vullnetarë edhe Ministri i Informacionit të Liberisë.

Vaksinat, përgatiten për kërcënimet e mundshme në të ardhmen sesa për epideminë aktuale.

Pasi shpejtësia e përhapjes së epidemisë aktuale ka rënë në mënyrë të dukshme.

Në Liberi, 21 ditët e fundit janë përcaktuar vetëm 15 raste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme