Zhgënjimi i azilkërkuesve nga Kosova në kampet e Gjermanisë

Zhgënjim të thellë po shkaktojnë kushtet, që iu janë premtuar shumë azilkërkuesve nga Kosova, të cilët morën rrugën për në shtetet e Evropës, duke mos i gjetur ato siç i kishin menduar.

Zhgënjimi i azilkërkuesve nga Kosova në kampet e Gjermanisë

E njëjta gjë po ndodh edhe me një kosovare, e cila po qëndron në kampin “Kalsruhe” të Shtutgartit, në Gjermani.

Duke dashur që të mos i publikohet emri, kjo shtetase kosovare tregon se janë duke jetuar në kushte shumë të rënda.

Ajo ka dërguar edhe disa fotografi, që vërtetojnë fjalët e saj, ku shihet mjaft mirë se shumica prej tyre flenë në tokë.

Në këtë kamp, sipas shtetases kosovare në fjalë, janë strehuar shumë njerëz.

"Rreth 1.000 persona jemi vetëm në një shatorr. Ka shumë njerëz. Është qendra më e madhe e azilit në Shtutgart", ka thënë ajo për "KosovaPress".

Ajo sqaron se ka pasur të vështirë edhe të dërgojë këto fotografi, duke mos guxuar as që t’i ruaj në telefon.

Muajve të fundit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kosovarë janë duke marrë rrugët për t’u larguar nga Kosova.

Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve kosovarë përfundojnë nëpër kampe në shtete të ndryshme të Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme