ALSAR dhe WEFA dhurojnë ndihma për Burgun e Vaqarit

Shoqata Arsimore Kulturore Humanitare “Alsar” në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare Humanitare “Wefa” kanë dhuruar ndihma për të burgosurit që vuajnë dënimin në Burgun e Vaqarrit në Tiranë.

ALSAR dhe WEFA dhurojnë ndihma për Burgun e Vaqarit

burgu i vaqarritNdërsa Musab Aydin, kryetari i organizatës “Wefa” ka deklaruar se “Wefa” është një Organizatë ndërkombëtare humanitare me qendër në Koln të Gjermanisë dhe operon në 70 vende dhe rajone të ndryshme në të gjithë botën me projekte të ndryshme humanitare.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Alsar” kemi realizuar një projekt ku kemi plotësuar nevojat për batanije të të gjithë të burgosurve në burgun e Vaqarit në Tiranë, ku gjithashtu dhe kemi kryer shpërndarjen e dyshekëve të sfungjerit”- ka pohuar Aydin.

Aydin deklaron se shoqata që ai drejton është duke punuar afërsisht me 80 institucione partnerë në 70 vende të botës dhe në Shqipëri punon së bashku me shoqatën “Alsar”.

“Kjo nuk është hera e parë që unë vij këtu, shpresoj që edhe më pas ne me përpjekjet tona do të vazhdojmë aktivitetet tona humanitare në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e tjera nëpër botë” ka përfunduar prononcimin e tij, Musab Aydin, kryetari i organizatës “Wefa”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme